Limaj: Gratë e Nisma-së Socialdemokrate më të mobilizuara se kurrë

Limaj: Gratë e Nisma-së Socialdemokrate më të mobilizuara se kurrë

Kreu i Nisma-së Socialdemokrate ka takuar sot gratë e degëve të kësaj partie në nivel vendi, për të cilat ka thënë se janë mobilizuar më shumë se kurrë, njofton Insajderi.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka vlerësuar lartë rolin e gruas në Nisma duke thënë në të njëjtën khë se është kënaqësi t’i shohësh nëna e vajza të reja që organizohen rreth një ideje pulitke.

“Gruaja e Nismës Socialdemokrate e mobilizuar më shumë së kurrë për zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm, Bilall Sherifi, takuam strukturën drejtuese të Gruas së Nismës Socialdemokrate në nivel vendi. I falënderova ato për angazhimin organizativ që kanë pas në terren gjatë kësaj kohe.

Është mrekulli kur sheh nëna e vajza të reja që janë bashkë në një organizim politik dhe bisedojnë për tema të rëndësishme përtej shtëpive të tyre”.

Tutje Limaj ka thënë se ka kërkuar nga gartë mobilizim edhe më të madh për ta përballuar të keqën që i kanoset vendit.

“Sllogani ynë bashkë për shtetin nuk ka qenë i rastësishëm, sepse kemi parë se vetëm duke qenë bashkë do t’i përballojmë̈ sfidat më të cilat mund të përballemi si shtet”, ka thënë në fund Limaj./Insajderi.com