Limaj: Jakup Krasniqi do ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së

Limaj: Jakup Krasniqi do ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar pas ftesësë së Gjykatës Speciale për bashkëpartiakun e tij Jakup Krasniqin.

Limaj përmes një statusi në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar se Jakup Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.

‘’Ashtu siç ka ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Jakup Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së. Asnjë gjykatë nuk do të arrijë ta njollosë luftën tonë të drejtë’’.

Më tutje Limaj ka shtuar se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë përballë shpifjeve.

‘’Fatkeqësisht kjo Gjykatë është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, prandaj nuk kemi alternativë, pos përballjes me fakte kundër shpifjeve të armiqve të Kosovës!

Kam bindjen e fortë se Kosova do ta kalojë me sukses edhe këtë sfidë dhe se drejtësia do të ngadhënjejë perballë shpifjeve. FL’’, ka shkruar Limaj, Insajderi.com