Limaj “kapet” sërish me Kurtin: Ke sharë në parlament për 15 vjet

Limaj “kapet” sërish me Kurtin: Ke sharë në parlament për 15 vjet

Pretendenti për kryeministër nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka kritikuar kundërkandidatin e tij, Albin Kurtin, në një tubim me qytetarë në Prizren të premten.

Limaj ka thënë se nuk mund të bëhet kryeministër i vendit “një njeri që ka sharë të tjerët në Parlamentin e Kosovës për 15 vjet”.

“A e ka Kosova luksin që një njeri që kurrë nuk ka pasur punë publike, asnjëherë në jetën e vetë një vendim nuk e ka marrë, të bëhet kryeministër i vendit. Nuk është përvojë pune 15 vjet me ndejtë në Parlament e të shajë të tjerët”, ka deklaruar Limaj.

“Nuk ka asgjë më lehtë se të shajë e të flasë për të tjerët, por kur të shkosh në ekzekutiv pritet të marrësh vendime e të kryesh detyra”, ka deklaruar ai.

Limaj ka thënë se çdokush ka të drejtë të konkurrojë për kryeministër të Kosovës, por sipas tij, disa nuk kanë kapacitet të udhëheqin ekzekutivin. /Insajderi.com