Lideri i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, tha se një koalicion në mes partisë së tij dhe Partisë Demokratike të Kosovës do t’i merrte më së paku 220 mijë vota.
Këto komente ai i bëri në Pressign, ku shtoi se Hashim Thaçi e Kadri Veseli kanë qenë pro që siç e quajti ai “fronti patriotik” të bashkohet përmes koaliconit.
”Unë mendoj qe ka qenë iniciativë e z. Thaçi dhe Veseli të ndërtojë partneritet me PDK’në. Pasi ka ardhë vendimi i gjykatës (Gjykatës Speciale), kam filluar të shohë shenja, ka pasur zëra kundërshtues. Mua më vjen keq për mijëra votues që nuk u mundësua një partneritet i këtillë”, tha Limaj.
Limaj deklaroi se nuk do të përfshihet në listën e PDK-së, pasi ka përmbyllur çështjen me Enver Hoxhajn.
I pari i NISMA-s u kthye edhe në histori, duke thënë se “ka qenë kundër koaliconit PAN”.
“Kam qenë kundër koalicionit PAN sepse është bërë në momentin e fundit”. /Insajderi.com