Limaj kujton vdekjen e 15 maturantëve nga Malisheva

Limaj kujton vdekjen e 15 maturantëve nga Malisheva

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në 15-vjetorin e tragjedisë që i mori jetën 15 studentëve nga Malisheva tha se sot rikthejmë në kujtesën tonë dhimbjen e madhe që shkaktoi një nga tragjeditë më të mëdha të pasluftës në Kosovë.

Limaj shtoi se vdekja e 15 maturantëve ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë shqiptarët.

“Vdekja e Beratit, Esatit, Elgadafit, Mifailit, Rifatit, Xhevdetit, Visarit, Agronit, Ajetit, Esatit, Labinotit, Lulzimit, Megezonit, Rruhiut dhe Xhevdetit ishte humbje e madhe jo vetëm për familjet e tyre, por për të gjithë shqiptarët.Ata do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tone!”, ka shkruar Limaj në Facebook./Insajderi.com/