Limaj: Marrëveshja me Serbinë për njohje reciproke – le të jetë edhe Asociacioni brenda

Kur ka folur për dialogun me Serbinë, Fatmir Limaj tha se “Kosova ka bërë kompromise për t’u kthyer në dialog”.

Limaj: Marrëveshja me Serbinë për njohje reciproke – le të jetë edhe Asociacioni brenda

Përderisa Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës, atëherë s’ka problem që të jetë pjesë përbërëse e marrëveshjes finale për njohje reciproke me Serbinë, ka thënë Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Social Demokrate, pas takimit me përfaqësuesin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.

“Në marrëveshje gjithëpërfshirëse duhet të përfshihet edhe Asociacioni me të gjeturat apo kompetencat e vendimit të Kushtetueses dhe Kosova ka obligimet që duhet të zbatojë. Këtu nuk shoh asnjë telashe, për mua është e rëndësishme që marrëveshje të jetë për njohje reciproke dhe brenda të jetë asociacioni siç është paraparë nga Gjykata Kushtetuese”, tha Limaj.

Kur ka folur për dialogun me Serbinë, Limaj tha se “Kosova ka bërë kompromise për t’u kthyer në dialog”.

Porse, ripërsëriti se arsyeja qendrore përse kosovarët i kanë bërë këto kompromise është me qëllim që dialogu të përfundojë me njohje reciproke./Insajderi.com