Limaj: Nëse mandatin tjetër jemi në qeveri, nga partia jonë do të ketë ministre grua

Limaj: Nëse mandatin tjetër jemi në qeveri, nga partia jonë do të ketë ministre grua

Kryetari i NISMA-s dhe njëherës zëvëndëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka thënë se partia e tij shquhet për konstruktivitet e jo për zhurmë.

I pyetur se pse nuk ministre grua nga partia e tij, Limaj ka thënë se në nivel të parë nuk ka përfaqësuese grua, por sipas tij, në nivelet e tjera shumica janë gra

“Në nivelin e parë mungon, është e vërtetë, por në të gjitha nivelet tjera, nëse shikoni me përqindje Nisma Socialdemokrate shumicën, vajza dhe gra, qoftë në nivel të këshilltarëve apo në nivel të angazhimeve partiake. Por, ju e dini që gati, si parti e re jemi partia e parë pothuajse që ne kemi pasur dikur shefin e Grupit Parlamentar në Parlamentin e Kosovës që ka qenë grua dhe po besoj që tani duke u fuqizuar partia do të ketë edhe më shumë hapësirë për të pasur edhe role drejtuese”, tha ai.

Limaj ka premtuar se nëse do të jetë prapë pjesë e Qeverisë, do të ketë ministre grua nga kjo parti politike.

“Unë besoj që po, se nëse e shihni kuadrin tonë politik ne kemi shumë zonja dhe zonjusha, të cilat praktikisht kanë filluar përvojën, kanë fituar përvojë shumë të mirë, dhe besoj që Nisma sot ka gra, të cilat me sukses do të marrin përgjegjësi për këto dikastere të caktuara”, tha ai.