Limaj ngushëllon familjen Buzhala

Limaj ngushëllon familjen Buzhala

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj ka ngushëlluar familjen Buzhala, me ç’ rast si pasojë e infektimit me Covid-19 ka vdekur Bashor Buzhala, babai i gazetarit të njohur Berat Buzhala, njofton Insajderi.

“Me keqardhje morëm sot lajmin se, si pasojë e infektimit me Covid 19, ka ndërruar jetë miku ynë, Bashor Buzhala, njëherit babai i gazetarit të njohur, Beratit. Ngushëllime familjes Buzhala dhe gjithë atyre që sot i ka prekur vdekja e Bashorit”.

Më pas Limaj ka apeluar për qytetarët që t’i respektojnë masat në mënyrë që ta ruajnë shëndetin publik./Insajderi.com