Limaj: Për dy vite, do t’i krijojmë 25 mijë vende të punës

Limaj: Për dy vite, do t’i krijojmë 25 mijë vende të punës

Kryetari i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka premtuar krijimin e 25 mijë vendeve të punës, në mandatin e ardhshëm qeverisës.

Lideri i NISMA-s ka shpalosur sot në Gjilan programin qeverisës social-demokrat të partisë së tij.

“Do të jetë një Qeveri reformatore në administratë. Do t’i krijojmë 25 mijë vende të punës brenda dy viteve dhe përparësi kanë 25 mijë familje me gjendje sociale, ku do të punësohen nga një anëtarë i këtyre familjeve”, theksoi Limaj.

 

Kryetari i degës së Nisma për Kosovë në Gjilan, Bajram Hasani tha se janë dy kritere kryesore në program, investimet në bujqësi 400 milionë euro dhe krijimin e 25 mijë vendeve të reja të punës.

Nga komuna e Gjilanit kandidatë për deputet nga Nisma janë Bajram Hasani dhe Valdete Bajrami. /Insajderi.com