Limaj: Provokimet e Serbisë duhet të marrin përgjigjen e duhur nga institucionet e sigurisë dhe KFOR-i

Limaj: Provokimet e Serbisë duhet të marrin përgjigjen e duhur nga institucionet e sigurisë dhe KFOR-i

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas rastit të djeshëm në Karaçevë të Kamenicës, ku disa ushtarë të Serbisë kanë kaluar kufirin dhe janë futur në territor të Republikës së Kosovës, njofton Insajderi.

Limaj, i cili njëherësh është edh eish-komandant I UÇK-së, ka thënë se banorët e kësaj zone nuk do të jenë asnjëherë vetë dhe se institucionet e Kosovës duhet t’i ofrojnë atyre siguri.

Kreu i Nismas ka thënë se veprime të tilla të forcave serbe duhet të marrin përgjigjen e duhur nga institucionet e sigurisë në Kosovë dhe nga KFOR-i.

Reagimi i plotë i tij:

Qytetarët tanë në Karaçevë dhe kudo tjetër nuk do të jenë asnjëherë vet.
Institucionet e Kosovës do të ofrojnë siguri për githë në çdo pjesë të vendit.
Provokimet e herë pas hershmë të forcave ushtarake serbe në fshatrat e brezit kufitar brenda territorit të Kosovës duhet të marrin përgjigjen e duhur nga ana e institucioneve tona të sigurisë dhe KFOR-it. /Insajderi.com/