Limaj reagon për ftesën nga Specialja ndaj bashkëluftëtarit të tij

Limaj reagon për ftesën nga Specialja ndaj bashkëluftëtarit të tij

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur në lidhje me ftesën që ka marrë Rexhep Selimi nga Gjykata Speciale.

Limaj e ka quajtur të padrejtë këtë gjykatë, sikundër që janë të padrejta edhe ftesat për drejtuesit dhe luftëtarët e UÇK-së.

Kreu i Nismës, ka thënë se ka besim në luftën e drejtë të UÇK-së dhe Rexhep Selimit.

“Ftesa për intervistë nga Gjykata Speciale për bashkëluftëtarin dhe mikun tim, Rexhep Selimi, është e padrejtë dhe nga një gjykatë e padrejtë, ashtu sikur që janë të padrejta ftesat për drejtues dhe luftëtarë tjerë të UÇK-së. Unë kam besim në luftën e drejtë të UÇK- së dhe Rexhep Selimit”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në rrjetin social Facebook.

Ai ka përfunduar duke thënë që është i bindur se Kosova do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe UÇK-ja e pjesëtarët e saj do të dalin faqebardhë dhe fitimtarë./ Insajderi.com