Limaj shpallet i pafajshëm për krim të organizuar

Fatmir Limaj  dhe të akuzuarit e tjerë u shpallën të pafajshëm për pikën e parë të aktakuzës. Ata janë liruar nga akuza për krim të organizuar, lidhur me akuzat për korrupsion në MTPT. Ndërkohë që vendimi për pikat e tjera të aktakuzës është duke i lexuar gjykatësja e Eulexit në këtë rast.