
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, gjatë hapjes së fushatës së PDK-AAK-Nisma, ka thënë se ata janë bërë bashkë që të punojnë për një Kosovë ku të gjithë qytetarët e saj do të ndihen krenar që i takojnë Kosovës.
“Do të punojmë për një Kosovë ku secili do të ndihet krenar me vendin e vet. Në këtë rrugëtim tonin lë t’u ndihmojë Zoti të gjithë atyre që dhanë gjithçka për Kosovën”, ka thënë ndër tjera Limaj.
“Me besim e shpresë, me fjalën e dhënë para qytetarëve për të marrë vendime të mëdha për vendin, me kryeministrin e ardhshëm të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj”, ka shtuar Limaj në fjalën e tij para simpatizantëve të koalicionit PDK-AAK-Nisma./Insajderi.com