Limaj tha se një barnatore e ka ndihmuar më shumë Malishevën sesa Qeveria, reagon MSH

Limaj tha se një barnatore e ka ndihmuar më shumë Malishevën sesa Qeveria, reagon MSH

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot gjatë ditës ka vizituar Komunën e Malishevës e cila edhe është prekur më shumë nga koronavirusi.

Nga aty Limaj, ka hedhur akuza ndaj Qeverisë, konkretisht ndaj Ministrisë së Shëndetësisë, duke thënë se një barnatore e Malishevës e ka ndihmuar më shumë këtë komunë me masa mbrojtëse sesa vet Qeveria, përcjell Insajderi.

Në një komunikatë për media, Ministria e Shëndetësisë, ka thënë se të gjitha këto informata të pavërteta, duke bërë publike edhe të gjitha masat mbrojtëse që ka furnizuar Komunën e Malishevës, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe njësitë e saj.

Komunikata e plotë:

Furnizimet e MSh-së për Komunën e Malishevës (11 mars-27 mars 2020)

Me qëllim të informimit të drejtë të publikut e qytetarëve dhe kursimit të tyre nga informatat e pavërteta, Ministria e Shëndetësisë dëshiron të informoj publikun për furnizimet që gjatë muajit mars i ka bërë për Komunën e Malishevës, përkatësisht për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë dhe njësitë e saj.

Me datën 11 mars 2020, ende pa pasur asnjë rast të vërtetur me Covid-19 në Malishevë, MSh e ka furnizuar QKMF-në e kësaj komune me:

  • 90 Maska Respirator FFP2
  • 80 Veshje për personelin shëndetësor
  • 1800 dorëza
  • 40 dezinfektues
  • 4 termometra infra red

Me datë 15 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:

  • 500 maska mbrojtëse dhe
  • 4800 dorëza sterile dhe jo sterile

Me datë 20 mars 2020, QKMF e Malishevës është furnizuar me:

  • 100 Respirator Maska FFP2
  • 40 veshje (L)
  • 40 veshje (M)
  • 30 veshje (L)
  • 40 mburojë për fytyrë
  • 10 syze mbrojtëse
  • 4000 dorëza (L)
  • 4000 dorëza (M)
  • 50 litra alkool etilik
  • 4 dezinfektues 500 ml

Me datë 27 mars 2020, QKMF në Malishevë është furnizuar me:

  • 120 Respirator Maska FFP2
  • 100 maska kirurgjike
  • 50 rroba mbrojtëse
  • 10 sete sterile (kombilizone)
  • 1 Dezinfetktues 5 litërsh
  • 10 qese 15×80
  • 10 qese 600 x780
  • 100 përparëse për një përdorim
  • 10 këmisha për pacientë
  • 96 letra (rollne) higjienike
  • 48 litra alkool etilik
  • 1000 dorëza (M)
  • 1000 dorëza (L)
  • 100 kalaqe

Krahas furnizimeve të dedikuara për mbrojtje nga Covid-19, QKMF e Malishevës ka marrë edhe furnizimin tjetër të rregullt me barna të Listës Esenciale.

MSh është e vetdijshme që interesimi i secilës komunë është që gjatë kësaj kohe të ketë furnizime sa më të mira, por në përgjegjësinë e MSh-së është që të kujdeset për të gjitha komunat, duke siguruar personelin shëndetësor në radhë të parë.

Gjithashtu, informojmë opinionin se mjetet e dërguara në Komuna janë për mbrojtje të personelit, sidomos gjatë kontakteve të para me pacientët me Covid-19, derisa trajtimin e tyre e bën Klinika Infektive për rastet që kanë nevojë për terapi dhe tretman spitalor.

Me procedurat e filluara për furnzime të reja, MSh ditëve në vijim do të ngris edhe më tej nivelin e furnizimeve në të gjitha institucionet e vendit, përfshirë edhe Komunën e Malishevës./Insajderi