fbpx

Limaj thotë se Ekipi Negociator ka kryer punën – tregon kur do t’i dërgohet Kuvendit për miratim

Limaj thotë se Ekipi Negociator ka kryer punën – tregon kur do t’i dërgohet Kuvendit për miratim

Bashkë-kryesuesi i delegacionit të Kosovës, Fatmir Limaj, ka konfirmuar pak çaste më parë se Ekipi Negociator ka përfunduar projekt-platformën lidhur me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se gjatë ditës së nesërme do t’iu dërgohet tre liderëve të shtetit në mënyrë që ata të kenë mundësi për komente dhe sugjerime. Sipas tij pas kësaj do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës për  miratim, shkruan Insajderi.

“Kemi punuar në detaje dhe çfarë mund të themi se nga puna e sotme kemi ardhur në përfundim që nesër do t’ia dërgojmë krerëve të shtetit, kryeministrit, kryetarit të kuvendit dhe presidentit nëse kanë edhe ata ndonjë koment për platformën dhe pasnesër delegacioni i Kosovës përfundimisht do ta miratojë Projekt-Platformën. Këto janë rezultatet që i kemi arrit”

“Ne pothuajse e kemi kryer punën, nesër e dërgojmë për ndonjë koment shtesë dhe më pas t’i dërgohet parlamentit. Pastaj delegacioni i shqyrton komentet dhe sugjerimet dhe pastaj i drejtohet edhe zyrtarisht Parlamentit të Kosovës”, ka thënë Limaj.