
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, duke kujtuar masakra e Mejës, ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe delegacioni shtetëror për bisedime, nuk do të lënë gurë pa lëvizur derisa të gjenden kryerësit e këtyre krimeve dhe ta marrin dënimin e merituar.
Limaj ka shkruar në Facebook, se masakra e Mejës, dëshmia më e mirë për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.
“Sot bëhen 20 vjet nga masakra e Mejës, ku forcat ushtarake e policore serbe kryen masakrën më të rëndë mbi civilët e pafajshëm shqiptarë. Në këtë përvjetor kujtojmë mbi 370 martirë të kësaj masakre të cilët u vranë mizorisht vetëm pse ishin shqiptarë. Liria ka kuptim vetëm atëherë kur kryerësit e këtyre krimeve e marrin dënimin e merituar”. – ka shkruar Limaj.