Limaj thotë se Thaçi nuk mund ta shpërndajë parlamentin

Limaj thotë se Thaçi nuk mund ta shpërndajë parlamentin

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka  thënë se pa një marrëveshje të forcave politike nuk mund të shpërndahet parlamenti dhe nuk ka zgjedhje.

Ai këto deklarata i ka bërë sot në emisionin “Pressing”, ku po ashtu ka thënë se presidenti Thaçi nuk ka të drejtë ta shpërndajë parlamentin.

“S’ka rrugë tjetër për zgjedhje pa u shpërndarë Parlamenti”, është shprehur Limaj.

“Shpërndarja e Parlamentit s’mund të bëhet pa 80 vota, prandaj është i nevojshëm konsensusi i partive për datën e zgjedhjeve”, ka theksuar ai./ Insajderi.com