Limaj viziton Malishevën në orët e para të vitit 2021

Limaj viziton Malishevën në orët e para të vitit 2021

Kryetari i NISMA Socialdemokratike, Fatmir Limaj, bashkë me nënkryetarin e Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, ministrin e Tregtisë , Vesel Krasniqi poashtu  drejtorët Lirion Hoti e Hafir Rexha, kanë vizituar shërbimet emergjente në Malishevë, në orën e parë të vitit të ri 2021, me qëllim të falënderimit për punën e tyre edhe gjatë festave.

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Hafir Rexha, e kanë vizituar stacionin policor në Malishevë, ku janë pritur nga komandanti i stacionit, kapiteni Azem Krasniqi. Nënkryetari Berisha i ka falënderuar zyrtarët policor për angazhimin e tyre për sigurinë e qytetarëve, sikur çdo ditë tjetër edhe në këtë ditë të ndërrimit të moteve.

Më pas, Berisha, së bashku me Limaj dhe ministrin e MTI-së, Krasniqi, dhe drejtorët Hoti e Rexha, e kanë vizituar shërbimin e urgjencës në QKMF në Malishevë, ku janë takuar me punëtorët shëndetësor, të cilët ishin në kujdestari, si dhe Shërbimin e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Malishevë, të cilët i kanë falënderuar për punën e tyre në shërbim të qytetarëve, e po ashtu janë njoftuar edhe me kushtet e punës në këtë dy shërbime me rëndësi./Insajderi.com