Lincoln dhe gjyqtarët e UEFA-s, janë paraqitur në fushë – ku është Prishtina?

Lincoln dhe gjyqtarët e UEFA-s, janë paraqitur në fushë – ku është Prishtina?

Gjëra të pazakonta janë duke ndodhur para ndeshjes në mes Lincoln vs Prishtina, pasi tetë lojtarë të Prishtinës, janë pozitiv me Covid 19.

Ekipi nga Gjibraltari, Lincoln, si dhe gjyqtarët e takimit, janë paraqitur në stadium si dhe në fushë, por deri në këto momente, Prishtina, nuk është paraqitur dhe nuk ka lajme nëse do të paraqiten për këtë ndeshje.

Nëse Prishtina, nuk arrin të paraqitet në stadium, ata do ta humbin ndeshjen me rezultat zyrtar. Duket se klubi nga kryeqyteti është duke pas mungesë të lojtarëve, për tu paraqitur në këtë takim./Insajderi.com.