Shtatëzania më misterioze që keni parë ndonjëherë

Shtatëzania më misterioze që keni parë ndonjëherë

Një kameriere e cila nuk ishte në dijeni se ishte shtatzënë lindi në shtëpi dhe u desh të priste kordin embrional para se i dashuri ta akuzonte se e kishte gjetur fëmijën në rrugë, shkruan Insajderi.

Charlotte Duvard 24 vjeçare nga Londra, lindi në banjë djalin e saj Elias, pa pasur idenë se është shtatzënë, pavarësisht se kishte filluar të konsumonte shumë sheqer kohëve të fundit dhe kishte shtuar rreth 4 kilogram.

Pas lindjes ajo kishte kujtuar se kishte ndjerë një dhimbje të madhe në abdomen, kishte pasur dhimbje barku me kohë, dhe probleme me këmbën, mirëpo ajo nuk mendonte asnjëherë se mund të ishte shtatzënë.

Prindërit e konsiderojnë fëmijën një dhuratë, duke marrë parasysh se nëna e tij po vazhdonte të konsumonte pije alkoolike, duhan dhe pilula kontraceptive./Insajderi.com