Lindelof duhet të zëvendësohet, thotë legjenda e United

Lindelof duhet të zëvendësohet, thotë legjenda e United

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, mendon se Victor Lindelof, duhet të zëvendësohet në qendrën e mbrojtjes së Manchester United.

Ky koment i Scholes ka ardhur pasi United u eliminua nga Sevilla në Europa Ligë.

United u mposht 2-1 dhe goli i dytë për Sevillan e ka nervozuar Scholes-in, pasi ka parë shumë hapësira në mbrojtje.

“Nuk jam i sigurt se Lindelof do të jetë mjaftueshëm i mirë si partner për Maguire. Mendoj se iu nevojitet një mbrojtës më dominant”, ka thënë anglezi.

“Lindelof është okej, kanë qenë një dyshe e mirë në këto 20 ndeshjet e fundit, por nevojitet një qendër-mbrojtës më dominant afër Maguire, që të mbulojë dobësitë e tij”./Insajderi.com

Paul Scholes: Paul Pogba Living in 'Fantasy World' Amid Man United ...