Lindi Islami u bë shkak që babi i tij të hiqte dorë nga muzika

Lindi Islami u bë shkak që babi i tij të hiqte dorë nga muzika

I ftuar së fundmi në emisionin “Soiree” ishte Bedri Islami, babai i këngëtarit të njohur Lindi Islami. Për të gjithë ata që nuk e dinë, Bedriu ka qenë këngëtar  shumë vite më parë dhe madje emrin e tij e mban hiti  “Gocë pejane”, të cilin e këndoi në studio.

Gjatë bisedes me të ftuarit, Bedriu rrëfeu se djali i tij Lindi, ishte bërë shkak që ai të largohej nga muzika. Që  me ngjitjen  e Lindit në skenën e  “The Voice”, ai hoqi dorë nga muzika për t’ja lënë tashmë vendin djalit.

Këngëtari u vu përballë një vendimi të vështirë midis Lindit dhe Venera Lumanit, partneres  së djalit të tij, për të zgjedhur  se cili prej tyre është këngëtar më  i zoti.

“Tani të them të vërtetën, kur kanë shkuar në finale n e “The Voice”, i kam thënë: “Lind mosu dëshpëro, do kesh një karrierë të gjatë përpara, por kjo do t’a zërë vendin e parë.”
Venerën e konsideroj si vocal shumë të mirë,  një ndër vokalet më të mira”.- është shprehur Bedri Islami në studio.