Lionel Messi dënohet me 21 muaj burgim

Lionel Messi dënohet me 21 muaj burgim

Gjykata Supreme e Spanjës ka refuzuar të mërkurën ankesën e futbollistit Lionel Messi duke mbrojtur një vendim të mëhershëm të një gjykate rajonale për të dënuar me 21 muaj burgim argjentinasin për evazion fiskal, njofton Reuters.

Messi, që nga shumë konsiderohet si futbollisti më i mirë I të gjithë kohërave, është dënuar në korrik të vitit të kaluar për shkelje ligjore të bëra në vitet 2007-2009.

Avokati i tij nuk ka qenë i gatshëm për të komentuar vendimin e gjykatës.

Sidoqoftë, ligjet në Spanjë lejojnë të dënuarit me më pak se 2 vite burgim që të shmangin dënimin me burg.

Edhe babait të tij, Jorge, i është dhënë një dënim prej 21 muajsh, por më vonë i është reduktuar në 15, shkruan The Sun.

Messi dhe babai i tij kanë fshehur taksa në vlerë prej 3.5 milionë funteve, shkruan mediumi britanik, duke iu referuar medieve spanjolle.