Lionel Messi njofton “rikthimin” e Neymarit

Lionel Messi njofton “rikthimin” e Neymarit

Një mesazh i Gerard Piques i shpërndarë në rrjetin social Twitter para rreth dy javësh duke thënë se braziliani Neymar “do qëndrojë” në Barcelonë, ishte bërë hit në internet.

Por, Lionel Messi ka postuar sot një foto me ish-futbollistin brazilian të Barcelonës dhe me ironi ka shkruar: “Ai u kthye”, duke thumbuar Piquen.

Në fotografinë që Messi e ka postuar sot në rrjetin social Instagram, ai ndodhet bashkë me Neymarin dhe Luis Suarezin në Barcelonë. Raportohet se Neymar ka udhëtuar në qytetin spanjoll për t’i takuar dy ish-bashkëlojtarët.

 

Për momentin, Neymar nuk ka postuar agjë në lidhje me këtë vizitë. /Insajderi.com