Liridon Latifi, mesazh Partizanit

Liridon Latifi, mesazh Partizanit

Partizani nuk ia doli që të kualifikohet në rrethin e dytë të Ligës së Kampionëve, ndërkohë që në Ligën e Evropës do të ketë përballë një shqiptar. Një ish-rival të vjetër si Liridon Latifi, i cili do të vijë të enjten e ardhshme në Tiranë si lojtar i Sherif Tiraspol, skuadrës moldave. Sa për kujtesë, lojtari nga Prishtina u ka shënuar të kuqve në fitoren e thellë 5-2 më 13 prill 2015, pikërisht në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës.

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, ish-futbollisti i korçarëve tregon se nuk e ka harruar tifozërinë e atij qyteti. Madje ka edhe një dedikim për ta. Futbollisti i Kombëtares e ka të vështirë që të komentojë vendimin KAS-it, por tregon çfarë ka ndodhur në skuadrën moldave menjëherë sapo është mësuar se do të kishin përballë një ekip nga vendi ynë.

Më shumë në Insporti