Lirim Bajgora një talent i ri që premton shumë në “Trap Music”

Emisioni ‘Review’ që transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini, ka hapur dyert për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që kanë ambicie për sukses në sfera të ndryshme te artit dhe sportit.

Këtë edicion Review e intervistoj një talent të ri, i cili është i fokusuar në stilin e muzikës trap.

Ky stil muzikë viteve të fundit ka filluar të dëgjohet me të madhe në vendin tonë, e kjo ka ndikuar që një numër i madh i të rinjve në vendin tonë të merret me këtë lloj muzike.

Janë kushtet ekonomike, mungesa e përkrahjes faktorë që e vështirësojnë rrugëtimin e të rinjve ne vendin tonë drejt sukseseve.

Lirim Bajgora është përzgjedhur nga Review si talent në këtë lloj muzikë dhe si një artist që premton shumë.

Se çfarë zhanri dhe pse ka zgjedhur Lirimi të këndoj, se a i kushton ky profesion, a ka gjetur përkrahje deri me tani si dhe cilat janë synimet e tij për të ardhmen ndiqeni intervistën e plotë.