“Lirimi i Albinit, Albulenës dhe Donikës jep shpresë se ky vend do bëhet”

“Lirimi i Albinit, Albulenës dhe Donikës jep shpresë se ky vend do bëhet”

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina ka thënë se lirimi i tre deputetëve të lëvizjes që u arrestuan të premtën: Albin Kurti, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj-Bujupi jep shpresë “se ky vend do bëhet”.

Pantina, po ashtu ka thënë se fitore tjetër e Lëvizjes Vetëvendosje është anulimi i vendimit për rinumërimin e votave në Prizren dhe Prishtinë.

“Lirimi nga paraburgimit i Albinit, Albulenes e Donikës dhe vendimi i Gjykates Supreme për anulimin e rinumërimit nuk është vetem fitore e betejës e Lëvizjes VETEVENDOSJE por është edhe shpresë për të gjithë qytetarët se ka shprese madje jo vetem shpresë, por është e sigurt se ky vend do bëhet”, ka thënë Pantina.

Deputetja e VV-së ka shtuar se “vonesat varen edhe në atë sa ne jemi gati të rezistojmë!”. /Insajderi.com