Lirohet nga burgu 16-vjeçarja që rrahu ushtarët (Foto)

Lirohet nga burgu 16-vjeçarja që rrahu ushtarët (Foto)

Adoleshentja palestineze, Ahed Tamimi është liruar nga burgu pasi kaloi tetë muaj për goditje dhe rrahje të një ushtari izraelit në Bregun Perëndimor.

Videoja e incidentit jashtë shtëpisë së saj në Nabi Saleh vitin e kaluar u bë virale.

Për palestinezët ajo u bë simbol i rezistencës ndaj okupimit izraelit, por shumë izraelitë e shohin atë si një shkaktare problemesh që kërkon famë.

Shërbimi i burgjeve izraelite thotë se do kthehet në Bregun Perëndimor.

Atë kohë ishte 16 vjeçe dhe fillimisht u përball me 12 akuza, por u deklarua fajtore në mars për katër akuza duke përfshirë sulmin.

Ahed Tamimi u filmua nga nëna e saj, Nariman, teksa bërtiste dhe godiste ushtarët në rrugën pranë shtëpisë së saj me 15 dhjetor 2017.

Incidenti u transmetua në faqen e Facebook të Nariman Tamimit dhe videoja e konfrontimit u pa në mbarë botën.

Në pamje duket si adoleshentja fillon të godasë një ushtar në fytyrë dhe kërcënon tjetrin se do i bëjë të njëjtën gjë.