Lirohet nga detyra nënkryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci njofton për zëvendësimin

Lirohet nga detyra nënkryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci njofton për zëvendësimin

Nënkryetari i deritanishëm i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi, është liruar nga pozita që ka mbajtur deri më sot, njofton Insajderi.

Në vend të tij është emëruar Arben Shala.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, teksa tregoi se Hasi u lirua nga detyra për arsye profesionale.

“Falënderim për Prof. Hasin, mirë se vjen Arben Shala, nënkryetar i komunës. Me rastin e lirimit nga detyra e nënkryetarit për arsye profesionale, e falënderoj nga zemra Prof. Dr. Nazmi Hasin, për kontributin e madh të deritashëm në detyrat dhe përgjegjësitë̈ në komunën e Drenasit. Shpreh nderimin e sinqertë për Prof. Dr. Nazmi Hasin, për përkushtimin e madh për ngritjen e performancës së komunës tonë, bashkëpunimin me stafin dhe arritjet e mëdha në përgjegjësitë̈ e tij”, ka shkruar Lladrovci.

“Uroj Profesorin në detyrat dhe përgjegjësitë e mëtejme, si ligjërues në Fakultetin e Gjeoshkencave në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”, duke ruajtur nderimin dhe konsideratën më të lartë, si personalitet i çmuar me kontribut të madh për komunën tonë. Suksese të mëtejme Profesor Hasi. Ju falënderoj nga zemra për bashkëpunim”.

Tutje Lladrovci i uroi mirëseardhje nënkryetarit të ri dhe ftoi stafin e Komunës t’i ofrojë bashkëpunim të plotë Arben Shalës “me motivin e njohur dhe të qëndrueshëm tonin për qeverisje shembullore në nivel vendi”. /Insajderi.com