Lirohet nga ndalimi personi që u arrestua mbrëmë në shesh

Lirohet nga ndalimi personi që u arrestua mbrëmë në shesh

Personi i cili u arrestua mbrëmë nga policia në sheshin “Nënë Tereza”, për shkak të mosmbajtjes së maskës është liruar sot, njofton Insajderi.

Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, Fanol Krasniqi.

” Po tani e ka marrë fletlëshimin. Ai ka qenë i ndaluar për 48 orë. Klienti im akuzohet për kanosje të zyrtarëve policor dhe mosbindje ndaj urdhërave.

“Tani jemi duke pritur hetimet nga Inspektorati i Policisë”, ka thënë Krasniqi për Klan Kosovën.

Arrestimi i këtij qytetari ka shkaktuar reagime të shumta.

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, tha se kjo sjellje nuk iu ka hije policisë.

Deklarim rreth këtij rasti bëri edhe Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha, tha se i dyshuari kishte kërcënuar zyrtarët e policisë dhe ishte treguar arrogant.

Lidhur me rastin hetimet i ka nisur edhe Inspektorati i Policor i Kosovës. /Insajderi.com