Lirohet nga paraburgimi Komandanti i Policisë në Zubin Potok

Lirohet nga paraburgimi Komandanti i Policisë në Zubin Potok

Në veri të vendit gjatë muajit maj dhe tetor ishin zhvilluar dy aksione të Prokurorisë së Kosovës dhe Inspektoratit.

Disa zyrtarë policor në Veri të Kosovës po dyshoheshin për keqpërdorim të detyrës zyrtare duke mundësuar kontrabandën në atë pjesë të vendit.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër 33 personave për keqpërdorim të detyrës, kontrabandim dhe posedim të armëve pa leje.

Vetëm një muaj ka qëndruar prapa grilave Komandantit i Policisë për mbikëqyrjen e kufirit në Zubin Potok, G.N që ishte arrestuar nga organet e rendit pasi dyshohej për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për marrje të ryshfetit.

Musa Damanti, avokati i G.N e ka konfirmuar këtë për portalin “Objektivi”.

Duke u bazuar ne kërkesën time e cila është deponuar në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe e cila është aprovuar ne tërësi, ndaj klientit tim është ndërprerë menjëherë masa e paraburgimit duke e zëvendësuar atë konform kërkesës së avokatit mbrojtjes me masën e dorëzanisë ne vlerë prej 15.000€ si dhe me sekuestrimin e pasaportës për klientin tim”, tha Damati.

Sipas Damatit tashmë klientit të tij i është ndërprerë edhe masa e paraburgimit.

“Në cilësinë e avokatit mbrojtës në raport me klientin tim kemi arritur fitore të qartë juridike për arsye se ndaj klientit tim në këtë fazë të procedurës është rrezuar krimi i organizuar si dhe është ndërprerë paraburgimi ne raport me te edhe pse pozita e tij ka qene shumë e lartë në hierarkinë policore si shef për mbikëqyrjen e kufirit, përderisa një numër tjetër i zyrtarëve policor vazhdojnë të qëndrojnë në paraburgim”, ka shtuar Damati. /Insajderi.com/