“Lista” e kreditorëve të Serbisë kërkon 350 milionë euro nga Trepça

“Lista” e kreditorëve të Serbisë kërkon 350 milionë euro nga Trepça

Menaxhmenti i “Trepçës” në veri, zyrtarë shtetërorë të Serbisë, si dhe përfaqësues të serbëve në institucionet e Kosovës, kanë vazhduar lobimin e tyre në përpjekje për ta zhvlerësuar Ligjin për Trepçën, e madje edhe të “krijojnë” kompani serbe dhe të huaja, të cilat kinse kanë investuar në “Trepçë” dhe të cilat tani ndodhen në listën e kreditorëve të “Trepçës”.

Sipas menaxhmentit të “Trepçës” në veri, i cili ka dalë me një njoftim të ri, borxhet e regjistruara të “Trepçës” ndaj kompanive serbe, bankave dhe kompanive të tjera, kapin shumën prej 350 milionë euro, shkruan Zëri.

Ai ka thënë se në këtë listën e kreditorëve të jashtëm janë edhe kompanitë “Mytilineos Holdig S.A” nga Greqia, dy kompani bullgare, “Tera 90” dhe “Sindo”, si dhe një kompani franceze “SCMM”.

Sipas këtij njoftimi, kreditorët më të mëdhenj të “Trepçës” nga Serbia janë “Elektroprivreda Serbije”, “Jugobanka A.D. Beograd” në likuidim, “Jugobanka A.D.” Mitrovicë e veriut, “Banka Popullore e Serbisë”, “Hekurudhat e Serbisë”, “Beo Banka” në likuidim Beograd, “Industria e Naftës së Serbisë” dhe “DDOR Novi Sad”.