Kompania zviceriane UBS ka kryer një studim për qiratë më të shtrenjta në qytetet evropiane. Zvicra njihet për çmimet e saj të larta, derisa Cyrihu ka përfunduar në vendin e katërt, shkruan albinfo.ch.
Qiraja mesatare në Cyrih është 1866 euro, derisa më shtrenjtë se në Cyrih është në Paris, Londër dhe Dublin.
Qiraja për një apartament në Paris është mesatarisht 2500 euro.
Në Londër është 2263 euro, kurse në Dublin është 2059 euro.
Renditja
Paris: 2535
Londër: 2263
Dublin: 2059
Cyrih: 1866
Helsinki: 1821
Oslo: 1812
Kopenhagë: 1658
Amsterdam: 1531
Stokolm: 1480
Moskë: 1380
Romë: 1242
Madrid: 1112
Vjenë: 1105