Lista Serbe deklarohet pas këshillave të Vuçiqit se a do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Lista Serbe deklarohet pas këshillave të Vuçiqit se a do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë udhëtuar sot në Beograd për tu takuar aty me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqin dhe Marko Gjuriqin, drejtor i së ashtuquajturës “Zyre për Kosovë”.

Aty ata kanë thënë se janë të gatshëm të japin dorëheqje përsëri nga postet e kryetarëve të komunave si dhe të bashkëpunojnë me secilën parti në Kosovë për ta rrëzuar Qeverinë Haradinaj.

“Lista Serbe nuk do të kthehet në institucionet e Kosovës dhe nuk mbështet qeverinë në Prishtinë, por është e gatshme të mbështes secilën parti politike, që organizon iniciativa për rrëzimin e qeverisë së Ramush Haradinajt”, ka thënë Gjuriq.

Gjuriq ka folur edhe për qëndrimet e opozitës kosovare të cilët thonë se nuk dëshirojnë që ta rrëzojnë Qeverinë me votat e Listës Serbe.

“Ne provojmë që të jemi fer dhe një partner korrekt, me të gjithë që bisedojmë”, ka thënë ndër të tjera Gjuriq.

Teksa ka folur për zgjedhjet në veri, Gjuriq ka thënë edhe një herë se përmes tyre u parandalua edhe një herë shtrirja e pushtetit të shqiptarëve në atë pjesë të territorit të Republikës së Kosovës.

Këto deklarime të Gjuriq, vijnë pas mobilizimit të opozitës kosovare për rrëzimin e Haradinajt nga pushteti përmes një mocioni votëbesimi