fbpx

Lista Serbe e shqetësuar: Serbët në Kosovë janë në një situatë të keqe

Lista Serbe e shqetësuar: Serbët në Kosovë janë në një situatë të keqe

Lista Serbe është duke u shprehur shumë e shqetësuar për serbët të cilët jetojnë në Kosovë. Nënkryetari i partisë, Igor Simiq ka thënë se Prishtina ka zgjedhur mënyra shumë të vështira për të jetuar serbët në Kosovë.

Igor Simiq në një intervistë për Radio Kim, thotë se tash e dy muaj prej që Kosova ka vërë vendimin e taksës prej 100 përqind situata është duke u bërë çdo herë edhe më e vështirë. Ai është shprehur se Prishtinë është duke bërë gjithçka vetëm t’i detyrojë serbët të largohen nga territori i Kosovës.

Simiq ka thënë se ministrat serbë kanë dhënë dorëheqje në mars të viti të kaluar pas sulmit brutal ndaj Marko Gjuriqit dhe gjithashtu deputetët e Listës Serbe nuk janë duke marr pjesë ne seancat e Kuvendit të Kosovës prej momentit që Qeveria e Kosovës ka vendosur taksën prej 100 përqind ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. /Insajderi.com