Lista Serbe kritikon opozitën në Serbi, po na dëmtoni

Lista Serbe kritikon opozitën në Serbi, po na dëmtoni

Lista Serbe thotë se mbijetesa e serbëve në Kosovë është e kërcënuar, prandaj edhe liderët opozitarë në Serbi po e rrezikojnë komunitetin serb në Kosovë.

Ata kanë kritikuar liderët opozitarë në Serbi se po dëmtojnë pozicionin e serbëve të Kosovës.

“Lista Serbe është e shokuar nga fakti që në mesin e serbëve sot ka të atillë që në kohën kur kriminelë kërcënojnë mbijetesën e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi, po provojnë që të përmirësojnë vlerësimet e tyre të dobëta në fatkeqësinë e bashkëqytetarëve të tyre”, thuhet në qëndrimin e Listës Serbe, shkruan Tanjug.

Ky reagim i Listës Serbe ka ardhur pas zhvillimeve te djeshme, ku presidenti i vendit, Hashim Thaçi, vizitoi veriun e vendit dhe kjo vizitë u kritikua nga disa figura të politikës serbe.