Lista Serbe: Kuazi-patriotët si Trajkoviqi shitën toka nëpër Kosovë për të blerë në Beograd

Lista Serbe: Kuazi-patriotët si Trajkoviqi shitën toka nëpër Kosovë për të blerë në Beograd

Lista Serbe thotë se Momçillo Trajkoviq, në letrën e tij të hapur drejtuar presidentit të Serbisë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa mëdyshje ka goditur ekipin e tij negociator dhe presidentin e tij në kulmin e përpjekjes së tij që në zgjidhjen e “çështjes së Kosovës dhe Metohisë” të fitojë më së shumti.

“Në këtë mënyrë, ai qartazi ka është deklaruar se në cilën anë është dhe interesave të kujt u shërben”, thuhet në deklaratën e Listës Serbe”.

“Sipas qëndrimit të tij, Trajkoviqi vazhdon të plaçkitë vendin e vet dhe serbët në Kosovë e Metohi, të cilët presidentit i kanë dhënë mbështetje të qartë në zgjidhjen e problemeve”, theksohet në deklaratën e Listës Serbe.

“Kuazi-patriotëve, sikurse Trajkoviqi, nuk u intereson populli, i cili i ka refuzuar atëherë kur njëri pas tjetrit shisnin prona në Kosovën e Metohinë qendrore dhe blinin për vete patundshmëri nëpër Beograd e Nish”.

Lista Serbe thotë se janë pikërisht politikat e njerëzve si Trajkoviqi, “politika të injorancës, futjes së kokës në rërë dhe ikjes nga realiteti” ata që e kanë sjellë “presidentin dhe qeverisjen e tanishme në pozitën që me duar të lidhura të luftojë për të shpëtuar atë që mund të shpëtohet”.