Lista Serbe, partia e pestë në Skenderaj

Lista Serbe, partia e pestë në Skenderaj

Është fare e zakonshme që partitë serbe, Lista Serbe dhe Partia e Pavarur Liberale Serbe të marrin vota nëpër komunat e banuara me serb por jo edhe në ato komuna ku nuk ka fare banor të këtij nacionaliteti, sikurse në Skenderaj dhe Drenas.

Me 100 për qind të votave të numëruara në Skenderaj, Lista Serbe ka dalë partia e pestë në këtë komunë, raporton Insajderi.

Ka fituar gjithsejt 74 vota. Ndërsa liberalët e pavarur serb ka fituar 4 vota. Krahasuar me zgjedhjet e para 3 viteve, Lista Serbe në Skenderaj është rritur për 10 vota.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2014, Lista Serbe kishte marrë 65 vota në Skenderaj. Ndërsa liberalët serb vetëm 4 vota. raporton Insajderi.

E në Drenas gjendja ndryshon pak, por këto parti kanë arritur të marrin gjithashtu disa vota.

Të dy partitë serbe, në Drenas, kanë ndarë votat në mënyrë të barabartë. Secila ka pasur nga 7 vota.

Në vitin 2014, në Drenas Lista Serbe kishte marrë 5 vota.

Përndryshe në të dyja komunat e para ka dalë koalicioni PDK-AAK-NISMA, ndërsa rritje ka pasur edhe Lëvizja Vetëvendosje./Insajderi.com