Lista Serbe: Planet e opozitës për Kosovën rrenë e mashtrime

Lista Serbe: Planet e opozitës për Kosovën rrenë e mashtrime

Lista serbe ka vlerësuar sot, në prag të mbledhjes së Kuvendit të Serbisë për Kosovën të hënën, më 27 maj, se liderët opozitarë të Serbisë po tentojnë që “me mjete më përdhese dhe fyerje e sulme ndaj kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuciq dhe Listës serbe të fshehin veprimet e tyre me të cilat kanë rrënuar pozitat negociuese të Serbisë”.

“Opinionit në Serbi ia përkujtojmë se sulmet ndaj kryetarit Vucic dhe Listës serbe vijnë nga politkanë shqiptarë me të kaluar të dyshimtë dhe liderë opozitarë (serbë) me pasuri të dyshimtë. Edhe njëra palë edhe tjetra të përbashkët kanë urrejtjen ndaj Vucicit, Listër serbe e Serbisë”, transmeton “Danas” kumtesën e Listës serbe.

Lista serbe ka porositur se planet e opozitës (serbe) janë “rrenë e mashtrime”, sepse, siç thonë, planet e tyre janë parë atëherë kur “shqiptarët kanë shpallur pavarësinë e paligjshme”