Lista Serbe: Populli serb e urren Policinë e Kosovës

“Arrestimi i Vojisllav Todoroviqit nga Gjilani në kalimin kufitar Dheu i Bardhë është edhe një përpjekje që të frikësohen serbët e Kosovës”, pretendon Lista Serbe dhe i ka bërë thirrje bashkimit ndërkombëtar të ta ndalë “histerinë antiserbe”.

Lista Serbe: Populli serb e urren Policinë e Kosovës

Lista Serbe pretendon se rrahja dhe paraburgimi i Todoroviqit “i ka shqetësuar” serbët në Kosovë e sidomos ata të Anamoravës.

Ata shtojnë se “arrestimi i Todoroviqit dhe maltretimi i bashkëshortes së tij është dëshmi e veprimit kundër serbe dhe histerisë në mesin e individëve brenda institucioneve të Kosovës, të cilët me veprimin e tyre po e rrezikojnë bashkëjetesën, paqen dhe besimin në mes njerëzve”.

Ata paralajmërojnë bashkësinë ndërkombëtare që në mënyrë urgjente ta ndalin “histerinë antiserbe në institucionet kosovare”.

Në kumtesë shtohet se nuk çudit urrejtja dhe mosbesimi i popullit serb ndaj Policisë së Kosovës i cili po rritet nga dita në ditë./Insajderi.com.