Lista serbe, qytetarëve serbë në Kosovë: Votoni për mbijetesën dhe identitetin tonë

Lista serbe, qytetarëve serbë në Kosovë: Votoni për mbijetesën dhe identitetin tonë

Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe njëkohësisht zëvendëskryeministër i Kosovës dhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Aleksandër Spiriq, i kanë ftuar serbët e Kosovës që të dalin në zgjedhje dhe të votojnë për Aleksandër Vuciqin, sepse kështu po votojnë për mbijetesën e tyre dhe të identitetit serb, njofton Insajderi.

“Thërras të gjithë njerëzit, të gjithë qytetarët, që të dalin në zgjedhje në mënyrë masive dhe të votojnë për kandidatët e tyre sepse kjo është mënyra që të ruhemi dhe të mbijetojmë në këto hapësira”, ka deklaruar Rakiq.

Derisa Spiriq tha se me dalje në këto zgjedhje “serbët do të vërtetojnë mbijetesën dhe identitetin tonë”.

“Rëndësia e këtyre zgjedhjeve është qenësore për popullin e këtushëm, por ajo që është shumë më e rëndësishme, është që dita e sotme të kalojë në mënyrë të dinjitetshme dhe në qetësi, duke u përmbajtur këshillave të profesionistëve”.

Zgjedhjet e Serbisë në Kosovë po mbahen nën monitorimin e OSBE-së dhe me lejen e qeverisë së Kosovës./Insajderi.com