Lista Serbe rritë pazarin – AKR-së i kërkohet t’ia japë një ministri

Lista Serbe rritë pazarin – AKR-së i kërkohet t’ia japë një ministri

Një marrëveshje mes koalicionit PANA (PDK-AAK-NISMA-AKR) dhe Listës Serbe për të krijuar Qeverinë e Kosovës, ka ngecur për shkak të posteve.

Fakti që AKR-ja e Behgjet Pacollit ka marrë pesë ministri, një zv.kryeministër, dhe shtatë zv.ministra me vetëm 4 deputetë në Kuvendin e Kosovës, duket se ka nxitur Listën Serbe që ka 10 vende të rezervuara në Kuvend që të rrisë pazarin dhe të kërkojë më shumë poste.

Marrëveshja e arritur mes koalicionit PAN dhe AKR-së thotë se Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik do t’i takojnë AKR-së.

Pesë ministritë e pavarura nga Qeveria Haradinaj

Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala i tha emisionit InfoBox në RTK Dukagjini, se Lista Serbe po kërkon më shumë poste dhe se kjo mund ta prekë direkt AKR-në.

“Ndoshta Pacolli duhet të heq dorë nga një post dhe të shkojmë përpara”, ka thënë Shala.

Takimi i sotëm mes koalicionit PANA dhe Listës Serbe ka dështuar në arritjen e një marrëveshje pikërisht për shkak se Lista Serbe po kërkon më shumë poste udhëheqëse në Qeverinë e Kosovës./Insajderi.com