LIVE: Barazimi i dërgon Portugalinë dhe Francën në fazën tjetër të EURO 2020

LIVE: Barazimi i dërgon Portugalinë dhe Francën në fazën tjetër të EURO 2020

Ka përfunduar ndeshja mes Portugalisë dhe Francës me rezultat 2-2, shifër e mjaftushme për të dyja skuadrat për të kaluar në fazën tjetër të EURO 2020, shkruan Insajderi.

Përgjithësisht, ndeshja u karakterizua me lojë të barabart nga të dyja skuadrat, të cilat krijonin raste të mira shënimi.

Në pjesën e parë u shënuan dy gola, të dy golat nga penaltia.

Portugezët ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 30-të përmes Cristiano Ronaldos.

Pak pa përfunduar pjesa e parë, Benzema barazoi shifrat nga pika e bardhë, për të dërguar dy ekipet në pushimin e pjesës së parë me rezultat të barabartë.

Edhe në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë.

Golin e epërsisë francezët e gjetën vetëm dy minuta pasi fillojë pjesa e dytë përmes Karim Benzemas.

Ndërsa e barazimit dhe të fundit në ndeshje, e shënoi Cristiano Ronaldo në minutën e 60-të nga pika e bardhë.

Deri në fund të takimit, u krijuan raste të shumëta nga të dyja skuadrat, por shifrat nuk ndryshuan, edhe ndeshja u mbyll me këtë rezulat.

Rezulat ky që i dërgon dy skuadrat në fazën eleminuese të EURO 2020./insajderi.com


Portugalia barazon rezultatin kundër Francës

Portugalia ka arritur të barazoj rezultatin në 2-2 përball Francës.

Golin e shënoi sërish Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë në minutën e 60-të të ndeshjes.


Franca kalon në epërsi ndaj Portugalisë

Franca ka arritur të kalojë në epërsi ndaj Portugalisë.

Golin e dytë të ndeshjes dhe personal e shënoi Karim Benzema në minutën e 47-të të ndeshjes.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë mes Portugalisë dhe Francës

Ka përfunduar me rezultat të barabart pjesa e parë mes Portugalisë dhe Francës.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të hapur nga të dyja skuadrat, ku edhe rastet ishin në numër për të dyja ekipet.

Golin e parë të ndeshjes Cristiano Ronaldo e shënoi në minutën e 31-të, pas ekzekutimit të penalltisë.

Ndërsa golin e barazimit edhe francezët e gjetën nga penalltia.

Golashënuesi për Francën ishte Karim Benzema në minutat shtesë të pjesës së parë.


Barazon rezultatin Franca

Franca ka barazuar rezultatin kundër Portugalisë.

Golin e shënoi Karim Benzema nga pika e bardhë në minutën shtesë të pjesës së parë.


Portugalia kalon në eprësi ndaj Francës

Portugalia ka arritur të kalojë në epërsi në ndeshjen ndaj Francës.

Golin e shënoi Cristiano Ronaldo nga pika e bardhë në minutën e 31-të të ndeshjes.


Fillon ndeshja mes Portugalisë dhe Francës.