LIVE: Barazimi i mjaftueshëm për Gjermanin për të kaluar tutje

LIVE: Barazimi i mjaftueshëm për Gjermanin për të kaluar tutje

Gjermani ka barazuar me rezultat 2-2 në përballje kundër Hungarisë.

Kjo ndeshje në përgjithësi u karakerizua me dominim total të gjermanëve, të cilët kishin posedimin e topit dhe rastet.

Befasia e parë erdhi në minutën e 11-të të ndeshjes, pasi Adam Szalai shënoi pas një kundërsulmi të shpejt të nisur nga hungarezët.

Minutat e mbetur të pjesës së parë u karakterizua me dominim të gjermanëve, por përkundër rasteve rezultati nuk ndryshojë.

Në pjesën e dytë u shënuan edhe tre gola të tjerë.

Gjermanët arritën të barazojnë rezultatin në minutën e 66-të përmes Kai Havertz.

Menjëherë pas këtij goli, në rastin e parë të nisur nga hungarezët, ata gjetën golin e epërsisë përmes Andreas Schafer.

Në disavatazh, Gjermania kërkonte golin e barazimit në mënyrë që të siguronte kalimin tutje.

Këtë gol ata e gjetën në minutën e 84-të të ndeshjes përmes Leon Goretzkës.

Pas kësaj ndeshje, Gjermania siguron kalimin në fazën tjetër të EURO 2020 nga pozita e tretë./insajderi.com


Barazon rezultatin Gjermania

Gjermania ka arritur të barazoj rezultatin ndaj Hungarisë.

Golin e shënoi Leon Goretzka në minutën e 84-të të ndeshjes.


Hungaria rimerr epërinë ndaj Gjermanisë

Hungaria ka arritur sërish të kaloj në epërsi ndaj Gjermanisë.

Goli u shënua nga Andreas Schafer vetëm pas dy minutash pasi gjermanët shënuan golin e barazimit.


Gjermania barazon rezultatin ndaj Hungarisë

Gjermania ka arritur të barazoj rezultatin kundër Hungarisë.

Golin e shënoi Kai Havertz me kokë në minutën e 66-të të ndeshjes.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes


Përfundon pjesa e parë mes Gjermanisë dhe Hungarisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Hungarisë përball Gjermanisë.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim total të Gjermanëve të cilët përkundër rasteve nuk arritën të shënonin gol.

Befasia erdhi në minutën e 11-të kur Adam Szalai shënoi pas një kundërsulmi të nisur shpejt nga hungarezët.

Deri në fund të kësaj pjese loja u dominua tërësisht nga gjermanët, por përkundër rasteve dhe posedimit, shifrat nuk ndryshuan.


Hungaria kalon në epërsi ndaj Gjermanisë

Hungaria ka arritur të befasoj Gjermaninë pasi ka arritur të shënoj gol përball tyre.

Goli u shënua nga Adam Szalai në minutën e 11-të të ndeshjes.

Ky goli erdhi pas një kundërsulmi të nisur shpejt nga hungarezët.


Fillon ndeshja mes Hungarisë dhe Gjermanisë