LIVE EURO 2020: Itali 1-0 Uellsi

LIVE EURO 2020: Itali 1-0 Uellsi

Italia mposht Uellsin 1 me 0

Ka përfunduar takimi ndërmjet Italisë e Uellsit me rezultat 1 me 0.

Kështu, Italia ka tri fitore, 7 gola të shënuara dhe asnjë të pësuar.

Ndërsa, Uellsi ka katër pikë dhe kualifikohet si e dyta.


Karton i kuq për Ethan Ampadu e Uellsit

Qendër mbrojtësi Ethan Ampadu është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 55.

Kjo gjë i komplikon punët e Uellsit, pasi janë duke pësuar 1 me 0 nga Italia.

Por, ata nuk gëzojnë të pranojnë më shumë gola – pasi Zvicra mund të iu rrëmbejë vendin e dytë.

 


Fillon pjesa e dytë: Itali & Uellsi.


Përfundon pjesa e parë: Itali & Uells.

1 me 0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Itali & Uells.

Uells nuk guxon të humbë bindshëm nga Italia, pasi Zvicra po avancon 2 me 0 kundër Turqisë.

Momentalisht golaverazhi i Uellsit është +1, ndërsa i Zvicrës -1.


 Italia kalon në avantazh kundër Uellsit

39 minuta ka qenë rezistenca e Uellsit kundër Italisë.

Kombëtaren italiane në epërsi e vendosi Matteo Pessina pas një ndërprerje.

Italia edhe me barazim do të ishte liderë në tabelë, deri më tash ata kanë shënuar shtatë gola në tri ndeshje, duke mos pësuar asnjë.


Fillon ndeshja Itali & Uells

Ka filluar takimi Itali & Uells, e vlefshme për fazën e grupeve në kuadër të “Grupit A”.

Fituesi do të jetë lider i grupit, ndërsa barazimi i dërgon dy kombëtarët më tej, Italinë të parin, Uellsin si të dytën.


Formacionet zyrtare: Itali & Uells.

Fituesi i duelit Itali & Uells, do të jetë kryesues në “Grupin A”, të kampionatit “EURO 2020”.

Italia ka dy fitore ( gjashtë pikë), ndërsa Uells, një fitore dhe një barazim ( katër pike).

Barazimi do të bënte që Italia të përfundojë lider në këtë grup.

Formacionet zyrtare:

Itali: Donnarumma; Toloi, Bonucci, Bastoni, Emerson, Jorginho, Pessina, Verratti, Chiesa, Bernardeschi, Belotti.

Uells: Ëard; Gunter, N.Ëilliams, Rodon, Allen, Ramsey, Bale, C.Roberts, Ampadu, Morrell, James.