Holanda shënon fitore ndaj Austrisë, fitore që eleminon Maqedoninë

Holanda shënon fitore ndaj Austrisë, fitore që eleminon Maqedoninë

Holanda ka arritur të fitoj me rezultat 2-0 në përballje me Austrinë, fitore kjo që eleminon Maqedoninë e Veriut nga EURO 2020, shkruan Insajderi.

Minutat e parë të ndeshjes u karakterizuan me dominim të holandezëve, të cilët arritën të shënojnë në minutën e 11-të nga pika e bardhë përmes Memphis Depayt.

Në pjesën e mbetur të pjesës së parë u zhvillua lojë e hapur nga të dyja skuadrat, ku nuk munguan as rastet.

Në pjesën e dytë e dytë të takimit u zhvillua lojë e njejtë si në të parën, ku vazhdonte të luhej lojë e hapur nga të dyja skuadrat.

Përkundër kësaj, Holanda arriti të shënoi edhe një herë përmes Denzel Dumfries në minutën e 67-të.

Në minutat në vazhdim, austriakët mundoheshin të krijonin raste për shënim, por ishin të paskukseshëm, kështu as rezultat nuk ndryshojë.

Ndeshjen përmbyllëse për fazën e grupeve Holanda do të përballet me Maqedonin e Veriut, ndërsa Austria do të përballet me Ukrainën./insajderi.com


Holanda dyfishon epërsinë ndaj Austrisë

Holanda ka arritur të dyfishoj epërsinë në përballje kundër Austrisë.

Donyell Malen ishte realizator i golit në minutën e 67-të të takimit.

Deri në këtë minutë është duke u zhvilluar lojë e hapur nga të dyja skuadrat, ku nuk po mungojnë as rastet.


Përfundon pjesa e parë mes Holandës dhe Austrisë

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Holandës në përballje kundër Austrisë.

Fillimi i ndeshjes u karakterizua me dominim të holandezëve, të cilët shënuan gol në minutën e 11-të përmes Memphis Depay nga pika e bardhë.

Minutat në vazhdim të kësaj pjese u karakterizuan me lojë të hapur nga të dyja skuadrat.

Ato krijuan raste të mira shënimi, por mungojë konkretizimi i tyre.


Holanda kalon në epërsi ndaj Austrisë

Holanda ka arritur të kaloj në eprësi përball Austrisë.

Golin e shënoi Memphis Depay në minutë e 10-të të ndeshjes.

Portieri austriak e kuptoi anën se ku do të gjuante Depay, por nuk arriti ta priste goditjen e sakt të tij.


Fillon përballja mes Holandës dhe Austrisë.