Ndajnë pikët Franca dhe Hungaria

Ndajnë pikët Franca dhe Hungaria

Ka përfunduar me rezultat 1-1 ndeshja mes Francës dhe Hungarisë, shkruan Insajderi.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të francezëve, të cilët kishin posedimin e topit.

Për, përkundër kësaj, vetëm një herë kishin goditur në portë nga shtatë tentime të tyrë.

Krejt në fund të kësaj pjese, hungarezët befasuan Francën pasi arritën të shënojnë në minutat shtesë të pjesës së parë përmes Attila Fiola.

Në pjesën e dytë, francezët dominuan thuajse tërësisht, pasi nuk donin të pranonin disavantazhin.

Goli i barazimit erdhi në minutën e 66-të përmes Antione Griezmann.

Deri në fund të takimit, francezët ishin shumë më kërkues, por përkundër rasteve, rezultati nuk ndryshojë, ku edhe ndeshja u mbyll me rezultat 1-1.

Përballjen e radhës Franca do ta ketë me Portugalinë, ndërsa Hungaria do të ndeshet me Gjermaninë.


Franca barzon rezultatin përball Hungarisë

Franca ka arritur të barazoj rezultatin në përballje kundër Hungarisë.

Golin e shënoi Antione Grizmann në minutën e 66-të të ndeshjes.

Në rastin e dytë të kundërsulmit, francezët arritën të barazojnë rezultatin.

Deri në këtë minutë të pjesës së dytë, Franca është duke dominuar ndeshjen.


Fillon pjesa e dytë mes Hungarisë dhe Francës


Përfundon pjesa e parë mes Hungarisë dhe Francës

Ka përfunduar pjesa e parë me rezultat 1-0 në të mirë të Hungarisë në përballje me Francën.

Kjo pjesë u karakterizua me dominim të francezëve, të cilët kishin dominimin e topit dhe rastet.

Por, përkundër shtatë tentimeve për shënim, vetëm një herë goditën drejt portës.

Krejt në fund të pjesës së parë, Hungaria befasoi Francën përmes Attila Fiola, i cili edhe e dërgoi ekipin e tij në pushimin e pjesës së parë me një gol epërsi.

Pjesa e dytë pritet të sjell një Francë krejtësisht tjetër, pasi vështirë se do ta pranojnë këtë rezultat.


Fillon ndeshja mes Hungarisë dhe Francës.