Uellsi dhe Zvicra nuk ndajnë më shumë se një pikë

Uellsi dhe Zvicra nuk ndajnë më shumë se një pikë

Ka përfunduar me rezultat të barabartë prej 1-1 ndeshja mes Uellsit dhe Zvicrës.

Pjesa e parë e këtij takimi u karakterizua me dominim të helvetikëve, të cilët dominonin me posedim të topit, por nuk arrinin të krijonin raste serioze para portës.

Ndërsa pjesa e dytë ishte shumë më ndryshe se e para.

Zvicranët arritën të shënojnë golin e parë në minutën e 49-të përmes Breel Embolos.

Ky gol duket se i “rikthej” uellsianët në ndeshje, pasi rritën nivelin e angazhimit, ku edhe barazuan rezultatin në minutën e 74-të.

Zvicra arriti të shënoj edhe një gol përmes Mario Gavranovic në minutën e 86-të, por goli i tij u anulua pasi gjendej në pozitë jashtë lojë.

Deri në minutat e fundit u vërejt lojë e hapur nga të dyja skuadrat ku edhe rezultati nuk ndryshojë.

Ndeshjen e radhës Uellsi do të ketë përballë Turqinë, kurse Zvicra do të përballet me Italinë./insajderi.com


Uellsi barazon rezultatin përballë Zvicrës

Uellsi ka barazuar rezultain përballë Zvicrës.

Golin e shënoj Kieffer Moore, për të barazuar shifrat.

Deri në këtë minutë u zhvillua lojë e hapur nga të dyja skuadrat, që nga shënimi i golit të Embolos në minutën e 49-të.


Zvicra kalon në epërsi përballë Uellsit

Zvicra ka kaluar në epërsi përballë Uellsit.

Golin e shënoj Breel Embolo në minutën e 49-të.

Vetëm 4 minuta pasi fillojë pjesa e parë, në kornerin e parë të ekzekutuar nga helvetikët, Embolo shënon për t’i dhënë epërsinë fillestare Zvicrës.


Fillon pjesa e dytë mes Uellsit dhe Zvicrës


Përfundon pjesa e parë mes Uellsi dhe Zvicrës

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë mes Uellsi dhe Zvicrës.

Kjo pjesë u theksua me dominim të zvicranëve, të cilët ushtronin presion te uellsianët por nuk arrinin të krijonin raste serioze para goli, rastin e vetëm serioz e pati në kohën shtesë të pjesës së parë, nga Haris Seferovic.

Ndërsa Uellsi rastin e vetëm serioz e pati në minutat e parë të takimit përmes Kieffer Moore, por goditja e tij me kokë u prit nga Yan Sommer.


Fillon përballja mes Uellsi dhe Zvicrës për EURO 2020.