Liverpool befasohet në shtëpi, mposhtet nga Brighton

Liverpool befasohet në shtëpi, mposhtet nga Brighton

Teksa gjërat duket se po shkonin mirë për Liverpool, “të kuqtë” pësuan një disfatë mbrëmjen e sotme ndaj Brighton Hove & Albion, njofton Insajderi.

Rezultati përfundoi me shifrat 0-1 në favor të miqve, të cilët shënuan në minutën e 56-të me Alzate, pasi pjesa e parë kishte përfunduar me rrjetat e paprekura.

Skuadra e drejtuar nga Klopp nuk ishte në ritmin e duhur, teksa Brighton mund të kishte shënuar më shumë gola nëse do të ishin pak më të kujdesshëm përballë portës.

Me këtë humbje, Liverpool humbet mjaft terren në luftën për titullin kampion. Tashmë “The Reds” ndodhen shtatë pikë larg nga Manchester City-t, por këta të fundit kanë një ndeshje më pak dhe mund ta thellojnë diferencën në 10 pikë.

Gjithashtu Liverpool rrezikon dhe vendin e katërt, pasi kanë vetëm dy pikë më shumë sesa vendi i pestë. Sfida e radhës në Premier League do të jetë mjaft delikate, sepse do të kemi një përballje derbi Liverpool – Manchester City. /Insajderi.com