Liverpool-it i mungojnë shtyllat e mbrojtjes, por nuk është e sigurt nëse do të transferojë ndonjë qendër-mbrojtës

Liverpool-it i mungojnë shtyllat e mbrojtjes, por nuk është e sigurt nëse do të transferojë ndonjë qendër-mbrojtës

Pavarësisht që këtë edicion Liverpool-i ka mungesë dy shtyllat e mbrojtjes; Virgil van Dijk dhe Joe Matip – nuk është e sigurt nëse klubi anglez do të transferojë ndonjë qendër-mbrojtës.

Kështu deklaroi trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.

“Kemi zgjedhje me skuadrën, por nuk e di nëse do të mund të bëjmë diçka në afat [kalimtar dimëror]. Kështu është [puna]”, tha Klopp.

Këtë afat kalimtar strategu e quajti si “shumë të vështirë”.

Klubet po përballen me krizën financiare për shkak të pandemisë COVID-19. /Insajderi.com